Lajme
Prej 18 deri më 30 gusht takohen albanologët në “Festivalin e Albanologjisë”
Më se 120 albanologë, nga të gjitha anët e botës, prej datës 18 deri më 30 gusht, do takohen në Prishtinë në “Festivalin e albanologjisë”. Drejtori i këtij Seminari, Bardh Rugova, ka njoftuar se ky edicion, ndërkaq, do të shënoj, gjithashtu, edhe 200-vjetorin e lindjes së pionierit të Romantizmit dhe të Rilindjes Shqiptare, Jeronim De […]
Më se 120 albanologë, nga të gjitha anët e botës, prej datës 18 deri më 30 gusht, do takohen në Prishtinë në “Festivalin e albanologjisë”. Drejtori i këtij Seminari, Bardh Rugova, ka njoftuar se ky edicion, ndërkaq, do të shënoj, gjithashtu, edhe 200-vjetorin e lindjes së pionierit të Romantizmit dhe të Rilindjes Shqiptare, Jeronim De Radës. Për temën e De Radës një ligjëratë do ta mbajë gjuhëtari më i madh arbëresh, Francesko Altimari. Po ashtu, do të zhvillohet edhe sesioni me temën “Shqiptarët në komunizëm”, ku do të paraqiten kumtesa të ndryshme mbi jetën e shqiptareve ne periudhën e komunizmit.
Edicioni i sivjetmë (i 33-ti me radhë), i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka paraparë mbajtjen e kurseve intensive të mësimit të shqipes për të huajt; Ligjërata të veçanta të gjuhësisë; Ligjërata për letërsinë shqiptare; Referime shkencore; Ligjërata të përgjithshme; një tryezë e rrumbullakët dhe dy sesione shkencore; Programe kulturore plotësuese për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës etj.
Në dy sesionet kryesore shkencore këtë vit do të trajtohen temat: “Gjuha shqipe dhe ideologjia”, si dhe “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”.
“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili këtë vit shënën edhe 40-vjetorin e fillimit të punës, do të ruaj organizimin tradicional të tij, duke mos dalë jashtë praktikës së organizimeve të mëparshme”, ka thënë Bardh Rugova, drejtor i këtj Seminari.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Që nga viti 1974 Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Shkrimtari dhe publicisti, Rushit Ramabaja, i cili punën e edicioni të parë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e kishte nisur ta përcjellë në vitin 1974, atëbotë si gazetar i gazetës “Rilindja”, thotë se gjatë këtyre 40- vjetëve Seminari e ka pasur rolin vendimtar dhe ka ndikiuar në zhvillimin e të gjitha fushave të albanologjisë, duek pasqyruar zhvillimet shkencore, gjuhësore, letrare e kulturore në hapësirat shqiptare. Sipas tij, kjo ngjarje e madhe e shkencës dhe kulurës shqiptare, në fakt, e ka emancipuar edhe qenien kombëtare shqipre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













