Kuriozitete
Mbi 12 miliardë tonë akull janë shkrirë vetëm brenda një dite në Grenlandë
Janë krijuar lumenj me ngjyrë gri
Brenda vetëm një dite, në Grenlandë janë shkrirë 12 miliardë tonë akull, si pasojë e të nxehtit të lartë.
Me ngjyrë gri janë krijuar lumenj nëpër akullnaja, derisa në shumë pjesë shihet edhe sipërfaqja tokësore.
Sipas CNN, sasia e akullit që është shkrirë, është sa katër miliardë pishina olimpike, ndërsa të shkririt po vazhdon me intensitet pak më të ulët.
Njohësit e ambientit kanë bërë të ditur se shkaku i nxehtësisë së gushtit të këtij viti do të shkrihen rreth 197 miliardë tonë akull që ndodhen nëpër dete të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Në mënyrë tipike sezoni i shkrirjes fillon në fund të majit dhe zgjat deri në fund të gushtit, këtë vit filloi në fillim të majit dhe mund të zgjasë më gjatë.
Të dhënat nga temperaturat në korrik janë ende duke u analizuar, por mund të jenë më të nxehtat në histori, sipas Programit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.
Rekordi i mëparshëm ishte në korrik 2016.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












