Shkurt.ch
Punëtorët bëjnë punë të rrezikshme
Zyra Federale e Statistikave ka gjetur në një studim se 52 për qind e punëtorëve në Zvicër janë të rrezikuar në vendin e tyre të punës.
Gjithnjë e më shumë punëtorët ankohen për kushte të rrezikshme të punës në Zvicër. Rreth gjysma e tyre janë të ekspozuar nga rreziqet fizike në vendin e punës. Gjithashtu stresi psikik është tejet i përhapur. Çdo i teti i punësuar frikësohet në vendin e punës.
52 për qind e punëtorëve mes 15 dhe 64 vjeç janë të ekspozuar në të njëjtën kohë të paktën nga tri rreziqe fizike, tregon Zyra Federale e Statistikave (FSO), në bazë të një studimi të kryer në vitin 2012.
Shumica e njerëzve të anketuar, 11 mijë prej tyre janë deklaruar se duhet të bëjnë vazhdimisht të njëjtat lëvizje gjatë orarit të punës. 33 për qind bartin ngarkesa të rënda që paraqesin rrezik për shëndetin e tyre, 25 për qind janë të ballafaquar me mjedise të zhurmshme dhe 22 për qind janë ekspozuar nga helmimi.
Në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit janë të ekspozuar 87, përkatësisht 79 për qind më shumë njerëz nga rreziqet në vendin e tyre të punës.
Rreziku më i shpeshtë është prej sëmundjeve psikike që shkaktohen nga kërkesat e larta të punës dhe të presionit të lartë në kohë.
Siç është raportuar, 46 për qind punojnë me një ritëm të shpejtë të punës.
Në përgjithësi, 18 për qind e të anketuarve janë ankuar kryesisht për shkak të stresit të përjetuar në punë.
Pothuajse gjysma e punëtorëve me stres ndjehen të lodhur emocionalisht, që konsiderohet të jetë rrezik për Burnout.
16 për qind e meshkujve dhe 19 për qind e grave thonë se ata kanë përjetuar në vendin e tyre të punës të paktën një formë të diskriminimit ose dhunës
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













