Shkurt.ch
Vijnë në Zvicër “për të vdekur”
Numri i turistëve që vijnë në Zvicër për të shfrytëzuar “vdekjen e asistuar” (eutanazinë) është dyfishuar mes viteve 2008 dhe 2012.
Për këtë kanë raportuar studiuesit zviceranë në një studim pilot në «Journal of Medical Ethics».
Gjatë kësaj periudhe 611 njerëz që jetojnë jashtë vendit kanë vendosur t’i japin fund jetës në Zvicër nëpërmjet eutanazisë.
Turistët erdhën nga 31 vende të ndryshme. Gati dy të tretat e të gjitha vdekjeve që u shkaktuan në Zvicër ishin nga Gjermania (268), Britania e Madhe (126). Pastaj vijnë nga Franca (66), Italia (44), SHBA-ja (21), Austria (14), Kanadaja (12), Spanja dhe Izraeli (8).
Mosha mesatare e turistëve ishte 69 vjeç.
Me studimin pilot shkencëtarët zbuluan moshën, gjininë dhe vendin e origjinës së turistëve që erdhën në Zvicër për të “gjetur” vdekjen. Për më tepër, studiuesit zbuluan edhe sëmundjet e turistëve. Ata në bazë të të dhënave të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Cyrihut ekzaminuan raportet e autopsisë në vdekjen e asistuar “të personave që vijnë nga jashtë”.
58.8%, më shumë se gjysma e vdekjeve ishin gra turiste, të cilat kanë shfrytëzuar “vdekjen e asistuar“, 40 për qind më shumë se burrat.
Shumica e turistëve kanë vuajtur në pothuajse gjysmën e rasteve nga çrregullimet neurologjike, të tilla si paraliza, skleroza laterale amiotrofike (ALS), parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë (MS). Pastaj është konstatuar se kanë vuajtur edhe nga sëmundjet e pashërueshme, si nga kanceri.
Vdekja e asistuar është lejuar në Zvicër që nga viti 1941, nëse kryhet nga jomjekët që nuk janë të interesuar për vdekje.
„Eutanazia“ apo “vrasja e mëshirshme” është e lejuar vetëm në Holandë, Luksemburg, Belgjikë dhe në shtetin amerikan të Oregonit.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












