Shkurt.ch
Merkeli punëson psikologë
Edhe pse shteti gjerman është nën ashpërsi buxhetore, zyra e Angela Merkel-it është duke hapur vende pune për ekspertë të sjelljeve
Këtë informatë e ka publikuar e përditshmja “Bild”, transmeton gazeta “Le Monde”.
Në fakt, Departamenti politik i kancelares ka shpallur një konkurs për angazhimin e tre specialistëve, një psikologu, një antropologu si dhe një ekonomisti të sjelljes. Ideja është që të krijohet një grup-projekt i emëruar “udhëheqja efikase”. Shpallja precizon se “do të mendohen dhe do të testohen qasje të reja politike në një grup interdisiplinar”.
Sipas informatave që qarkullojnë, kancelarja është inspiruar nga bestselleri amerikan, Nudge, i botuar më 2008 nga ekonomisti Richard Thaler dhe juristi Cass Sunstein. Libri në fjalë propozon “metodën e butë për të inspiruar vendimin e mirë“.
Për çka bëhet fjalë ? Duke e ditur se homosapiens nuk është gjithmonë racional, fjala është për të gjetur metoda që ai të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.
Gazeta “Le Monde” shtron pyetjen nëse Merkel do ta shfrytëzojë “metodën e butë” për të bindur partnerët e saj evropianë që t’i marrin “vendimet e mira”.
Nga ana tjetër, ne shtrojmë pyetjen nëse kjo metodë e butë do t’i hyjë në punë Merkel-it gjatë konferencës të sotme në Berlin për Ballkanin perëndimor, në mënyrë që t’i kthejë në rrugë evropiane vendimmarrësit e Ballkanit. Ndoshta psikologët apo antropologët në shërbim të kancelares do t’ia lehtësojnë së paku punën…
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













