Shkurt.ch
7.5 milionë të rinj të papunë në Evropë
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në Evropë nuk gjejnë as punë dhe as kurse për kualifikim profesional
Në studimin “Papunësia tek të rinjtë në Europë”, realizuar nga Qendra për Studimet Ekonomike Evropiane me mandatin e Fondacionit Robert-Bosch thuhet se në Evropë janë rreth 7.5 milionë të rinj pa punë dhe pa kualifikim profesional.
Ingrid Hamm, drejtore ekzekutive e fondacionit, i kosnideron këto shifra alarmante.
Sipas studimi deri tani në përmirësimin e gjendjes nuk kanë ndihmuar as programet e kushtueshme evropiane për punësimin.
Më shumë se një në dy të rinj në Spanjë që nga viti 2012 janë pa vend pune dhe pa kurs kualifikimi profesional. E njëjta situatë është edhe në Greqi.
Vendet si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia kanë qenë gjithmonë të prekura nga papunësia.
Sipas studimit shkaqet kanë të bëjnë me kuotat e larta të atyre që ndërpresin shkollën, me sistemin e arsimit profesional, që nuk orientohet nga nevojat e tregut të punës si dhe me konfliktet e shumta mes sipërmarrësve dhe sindikatave.
Studiuesit konstatojnë deficite të mëdha në sistemin arsimor.
Në Itali qysh nga viti 1995 nuk janë rritur më shpenzimet për sistemin shkollor, ndërkohë që një masë e tillë është marrë në të gjitha vendet e tjera evropiane.
Në Spanjë një në pesë të rinj lë shkollën pa e mbaruar atë. Ndërkohë që kuota e akademikëve është mjaft e lartë. Një në dy vetë e mbyll ciklin e arsimimit me një diplomë akademike.
Studiuesit kritikojnë gjithashtu rregullat në tregun e punës, prej të cilave në shumë vende europianojugore është krijuar përçarje e tregut të punës.
Në Spanjë, Itali dhe Portugali më shumë se gjysma e të punësuarve nën moshën 25 vjeç në vitin 2012 kanë pasur kontrata pune me afat të kufizuar kohor.
Ndërkohë që ata mbi 40 vjeç vetëm një në pesë vetë ka qenë i prekur me kontrata të kufizuara pune.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











