Shkurt.ch
Gjuha frënge rrezikon të hiqet nga shkollat në gjuhën gjermane
Heqja dorë nga mësimi i gjuhës frënge si gjuhë e huaj tashmë është bërë fakt në disa kantone ndërsa në disa të tjera debatohet rreth asaj që në vend të frëngjishtes të mësohet vetëm anglishtja si gjuhë e huaj.
Në Zvicër sërish është aktualizuar problemi i mësimit ose jo të gjuhëve vendore si gjuhë të dyta. Fjala është për kontestimin që disa kantone gjermanofone i kanë bërë mësimit të gjuhës frënge si gjuhë e parë joamtare, duke favorizuar anglishten, veprim që ka ngjallur shqetësime në qarqe të ndryshme, jo vetëm frankofone.
Ndër këto qarqe, që kundërshtojnë me forcë tendencën në fjalë,l është edhe Konferenca e Drejtorëve të Arsimit e Zvicrës (EDK). Kryetari i saj, Christoph Eymann është këmbëngulës se strategjia e dy gjuhëve të huaja duhet të jetësohet patjetër, qoftë edhe me mbështetjen nga federata. Ai ka besim se kantonet do të bien në ujdi lidhur me këtë çështje, shkruan “SonntagsZeitung”.
Ndërsa në një intervistë të dhënë për gazetën “NZZ am Sonntag” Eymann zgjidhjen e problemit e sheh në një variant të zbutur të mësimit të gjuhës së dytë për nxënësit e mbingarkuar. Ai është treguar i hapur edhe për idenë që nxënësit të shkarkohen nga presioni duke i liruar ata nga detyrimi i vlerësimit me nota edhe për gjuhën e dytë të huaj.
Heqja dorë nga mësimi i gjuhës frënge si gjuhë e huaj tashmë është bërë fakt në disa kantone ndërsa në disa të tjera debatohet rreth asaj që në vend të frëngjishtes të mësohet vetëm anglishtja si gjuhë e huaj.
Ndërkohë, reaksione përkatëse kanë ardhur edhe nga kampi frankofon. Kështu, rektori i Universitetit Politeknik të Lozanës (EPFL) Patrick Aebischer ka deklaruar së fundi se frankofonët mund të heqin dorë nga mësimi i gjermanishtes në shkollën fillore, në favor të anglishtes. Kjo, për faktin se në botën akademike sot dominon anglishtja, prandaj kryesisht në këtë gjuhë komunikojnë edhe sot studiuesit nga të dyja kampet.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













