Shkurt.ch
Zvicër: Afër 1000 vetëvrasje në vit
Ndërsa në gjithë botën rreth 800 mijë persona në vit i marrin jetën vetes, ose në çdo 40 sekonda një njeri bën vetëvrasje
Rreth 800 mijë persona në vit i marrin jetën vetes, ose në çdo 40 sekonda një njeri bën vetëvrasje. Kjo statistikë është publikuar sot në raportin e parë global për parandalimin e vetëvrasjeve, të realizuar nga WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë).
Drejtoresha gjenerale e WHO-së, Margaret Chan ka thënë në Gjenevë se vetëvrasjet mund të parandalohen. Por, fatkeqësisht sot vetëm në 28 shtete të botës ekzistojnë programe nacionale për parandalim të vetëvrasjeve. Këtu bë pjesë edhe Zvicra, vend ku megjithatë, në vitin 2012 kanë ndodhur 972 vetëvrasje. Në këtë shifër nuk janë përfshirë edhe rreth 350 “vdekjet e asistuara”, të realizuara nga organizatat e specializuara për këtë.
Në botë, vetëvrasjet janë shkaktarë për 50 për qind të vdekjeve të dhunshme të meshkujve dhe 71 për qind të femrave. Ndërsa te të rinjtë nga mosha 15 deri 29 vjeçare vetëvrasja është shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjeve në përgjithësi.
Chan ka tërhequr vërejtjen se të gjitha 194 shtetet anëtare të WHO-së vtin e kaluar kanë miratuar një pla aksioni që planifikon zvogëlimin për 10 për qind të numrit të vetëvrasjeve deri në vitin 2020.
Institucionet federale dhe kantonale të Zvicrës janë duke punuar në realizimin e një plani aksionar për parandalimin e vetëvrasjeve, i cili do të prezantohet në fillim të vitit 2016.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














