Lajme
Kosovë, sytë për të migruar në BE
Migrimi në një nga shtetet e BE-së mbetet dëshira e shumë të rinjve nga Kosova. Arsyeja që i shtyjnë ata të mendojnë për migrim, mbetet papunësia e madhe
Gjendja e rëndë socio-ekonomike që ka përfshirë Kosovën kohën e fundit, ka ndikuar që shumë të rinj kosovarë të shpresojnë të ikin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të gjet një jetë më të mirë. Pra migrimi jashtë vendet mbetet alternativa e vetme e disa qytetarëve të intervistuar sot.
Në rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, shumica e të rinjve thonë se në Kosovë mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre.
“Kam dëshirë ta lëshoj Kosovën për një të ardhme më të mirë, do të shkoja në vendet perëndimore, sepse mundësitë për të gjetur një vend pune atje janë më të mëdha, këtu është papunësi e madhe” , thotë Bledian Gashi 15-vjeçar nga Prishtina.
Edhe Mirlinda Zeneli, studente në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, përmend arsyen që e motivon për t’ia mësyrë migrimit. “Sikur të mundem që pas përfundimit të fakultetit të punësohem, nuk do ta braktisja, në të kundërtën me dëshirë do të iki nga Kosova, sepse shumë shokë dhe shoqe kanë përfunduar studimet, madje e dhe masterin dhe bredhin rrugëve”, shprehet Mirlinda.
Ndërsa Agron Raçi, 20 vjeç, thotë se më dëshirën më të madhe do të ikte nga Kosova. Në mundësinë e parë që do t’i jepej, siç thotë ai, do të nisej në ndonjë vend evropian, pasi që thotë se anjë dit nuk ka punuar.
“Vetëm pse nuk ka punë, prandaj do ta lëshoja. Nuk kam ndonjë shtet që preferoj, por ku do t’më jepej mundësia të punoj, aty do të shkoja. Në cilindo shtet të Evropës, për mua është më mirë se në Kosovë”, shprehet Agroni.
Edhe Ylber Raçi, student në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik, njëherësh punon në sektorin privat, pohon se për shkak të shkallës së lartë të papunësisë do ta braktisë Kosovën.
“Duke pasur parasysh kushtet në Kosovë, normalisht që do të iki nga Kosova. Papunësia është shumë e madhe, pagat janë shumë të vogla, për një jetë normale do të shkoja jashtë vendit, pa marrë parasysh në cilin shtet të botës. Këtu është problem edhe arsimi”, pohon Ylberi.
Në anën tjetër, ka edhe të rinj që mendojnë ndryshe. Ardita Konjufca, studente në Fakultetin Juridik, thotë se për asnjë arsye nuk do të kishte migruar.
“Këtu kam familjen. Kosova është vendi i bukur, ka të ardhme dhe nuk është alternativë ta lëshoj Kosovën. U them krejt të rinjve që mos tentojnë ta lëshojnë Kosovën”, thotë Ardita.
Ndryshe, nga të rinjtë që dëshirojnë të migrojnë, një i ri tjetër nga Prishtina, për një kohë të gjatë ka jetuar në shtetin e Francës dhe ka dy vjet që është kthyer në Kosovë.
Granit Maliqi thotë se me gjithë zhvillimin ekonomik që ka Franca, jeta në Kosovë sidomos për të rinjtë, është shumë e mirë. Sipas tij, edhe këtu (Kosovë) ka mundësi të punohet. Ndryshe, dëshira e të rinjve kosovarë për të migruar jashtë vendit ka qenë dëshirë gjatë disa viteve të fundit, sidomos për shkak të papunësisë së madhe. Sipas statistikave mbi 30 për qind të popullit në Kosovë janë të papunë, ndërsa parametrat ekonomik nuk japin shpresa që gjendja do të përmirësohet shpejt.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













