Shkurt.ch
800 mijë persona kanë probleme me shkrim-lexim
Shoqata "Lesen und Schreiben", në Ditën Botërore të Alfabetizimit të shpallur nga Unesco, që është sot, apelon të bëhet më shumë në këtë drejtim
Në Zvicër llogaritet se janë rreth 800 mijë persona të moshës madhore që kanë probleme me shkrim dhe lexim. Ata nuk janë analfabetë klasikë, pasi që kanë ndjekur shkollimin elementar por pothuaj nuk janë në gjendje të shkruajnë ndërsa kanë probleme në leximin dhe kuptim e një teksti sado të thjeshtë.
Siç bën të ditur shoqata “Lesen und Schreiben” (Lexim dhe Shkrim), shkaktarë të kësaj gjendjeje mund të jenë legastenia (personat që kanë vështirësi për të lexuar). Por edhe vështirësitë e dëgjimit dhe të shikimit te persona të caktuar mund ta shkaktojnë këtë dobësi. Një shkak tjetër, sipas shoqatës lidhet me problemet në familje të njerëzve që u paraqitet kjo dukuri.
Në komunikatën e shoqatës “Lesen und Schreiben” thuhet se edhe njerëzit e rritur mund të mësojnë shkrimin dhe leximin. Prandaj ajo apelon të bëhet më shumë në këtë drejtim dhe me rastin e Ditës Botërore të Alfabetizimit të shpallur nga Unesco, që është sot, ka kërkuar më shumë mbështetje financiare për ofertat përkatëse.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












