Shkurt.ch
Zvicra, 45 milionë franga “Fondit të Kohezionit” për Kroacinë
Me “Kontributin e kohezionit” deri në fund të majit të vitit 2017 do të mbështetet modernizimi në sferën shoqërore dhe ekonomike në vendin më të ri të BE-së
Në kuadrin e “Kontributit të kohezionit” që shtetet e Bashkimit Evropian bashkë me Zvicrën e japin për shtete e reja, të anëtarësuara në BE, Zvicra është zotuar të japë pjesën e saj për anëtaren më të re, Kroacinë. Dhoma e Kantoneve ka votuar sot me shumicë votash (39:2) në favor të ofrimit të këtij kontributi në vlerë prej 45 milionë frangash. Bashkë me këtë shumë deri më tash Zvicra për anëtaret e reja të BE-së ka dhënë 1.3 miliard franga.
Me “Kontributin e kohezionit” deri në fund të majit të vitit 2017 do të mbështetet modernizimi në sferën shoqërore dhe ekonomike në vendin më të ri të BE-së.
Pagesa e këtij kontributi ashtu sikurse dhe zgjerimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë edhe me Kroacinë, ishte vënë në pikëpyetje pas votimit më 9 shkurt të iniciativës kundër migracionit masiv. Qeveria e vendit fillimisht kishte vendosur të mos e zgjeronte marrëveshjen në fjalë me Kroacinë. Ai kishte vendosur të vinte kontingjente të veçanta për kroatët.
Për të qenë i plotfuqishëm, vendimi për “kontributin e kohezionit” duhet të marrë edhe votën e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












