Kultura
Në Galerinë e Pikasos, artisti shqiptar vjen me ekspozitë personale
Në qytetin e Pietrasantes në Galerinë Spazio Dinamico Arte , artisti italo-shqipetar Milot, këto ditë ka hapur ekspoziten e tij personale “Mes botës aziatike e evropiane “ kuruar nga Niccolò Raugei, me tekstin kritik të Francesco Creta.
Milot prezanton veprat e tij të fundit si në pikturë dhe në skulpturë, ku spikat si gjithmonë stili i tij i vecantë me “Çelesat e Milotit”.
Në telajot e tij janë pikturuar skulpturat tona të mesdheut dhe ato aziatike. Alfred Milot Mirashi jeton në Firenzë dhe ka më shumë se 3 vjet që është emëruar profesor në Universitetin e Arte&Design në Jinan , Shandong, Kinë.
“Artisti Milot jep mesazhin e tij në këto vepra që duhet të njohim më shumë kulturën tonë shekullore, sepse jemi shumë indiferent, kundrejt së kaluarës tonë mesdhjetare, ku e njëjta gjë është dhe në Azi”, thuhet në lidhje me këtë ekspozitë.
Sic raporton Kultplus Galeria “Spazio Dinamico Arte” sapo kishte mbyllyr ekspoziten 1 mujore “ Mjeshtrat e Shekullit 900” ku kishte ekspozuar veprat e Pikasos, Miro, Dali, De Chirico, Burri , Christo e shume te tjere, tani në këtë qytet që quhet “Athina e vogel“, sepse është e mbushur komplet me Galeri Arti e me studio artistësh e fonderi, ku derdhen skulpturat në bronx, artistët nga e gjithë bota. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 gusht 2019.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla