Feja
Myslimanët dhe hebrenjtë e Zvicrës dënojnë bashkërisht dhunën në Lindjen e Afërme
Si për njërën ashtu dhe për palën tjetër, keqpërdorimi i civilëve dhe i objekteve civile mbetet i papranueshëm. Dy komunitetet dënojnë çdo formë të racizmit dhe duan të angazhohen fuqishëm për një dialog konstruktiv
Federatat zvicerane që bashkojnë shoqatat hebrenje dhe simotrat e tyre myslimane kanë bërë një apel të peërbashkët për ndalimin e dhunës në konfliktin në Lindjen e Afërme. Këtë apel ato e kanë bërë duke iu referuar konflikteve luftarake që po vazhdojnë prej kohës në Izrael dhe Gaza.
Në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të dy komuniteteve thuhet veç tjerash se përkundër perspektivave të ndryshme që kanë rreth konfliktit, të dyja palët kanë edhe shumë gjëra të përbashkëta. Si për njërën ashtu dhe për palën tjetër, keqpërdorimi i civilëve dhe i objekteve civile mbetet i papranueshëm.
Dy komunitetet në fjalë po ashtu dënojnë çdo formë të racizmit dhe duan që të angazhohen fuqishëm për një dialog konstruktiv.
Organizatat hebrenje njoftojnë se gjatë muajve të fundit janë shtuar me të madhe sulmet antisemite. Me këtë rast pëson edhe reputacioni i komunitetit të këtushëm mysliman pasi që një pjesë e sulmeve u përshkruhen myslimanëve, shkruan nzz.ch. Për këtë arsye dy komunitetet janë pajtuar për të bërë këtë deklaratë të përbashkët. Atë e kanë nënshkruar Federata Zvicerane Izraelite (SIG), pastaj Platforma e Hebrenjve Liberalë të Zvicrës (PLJS) si dhe Federata e Organizatave Islamike çati (FIDS) dhe Koordinimi i Organizatave Islamike të Zvicrës (KIOS).
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?