Shkurt.ch
Banka Nacionale, e vendosur për një kurs stabil të frangut
Në Bankën Nacionale të Zvicrës (SNB) janë zotuar se do të mbrojnë normën minimale prej 1.2 të frangut kundrejt euros.
Banka Nacionale e Zvicrës ka paralajmëruar rrezikun e deflacionit dhe rritjen e dobët të ekonomisë zvicerane, duke thënë se ishte e gatshme për të bërë ndërhyrje të pakufizuara në tregun e valutave dhe të marrin masa shtesë menjëherë nëse janë të detyruar për të mbrojtur kursin minimal që është në fuqi për tre vjet.
SNB megjithatë nuk arriti të dobësojë kursin e këmbimit të frangut, i cili u rrit një kohë të shkurtër në nivelin më të lartë për një javë, duke sinjalizuar që më në fund Banka Nacionale e Zvicrës mund të jetë e detyruar të marrë masa të mëtutjeshme, si ndërhyrje në tregun valutor ose në normat negative të interesit.
Të dy opsionet janë të pafavorshme. Ndërhyrjet do të rrisin rezervat tashmë të mëdha valutore të vendit dhe janë konsideruar të rrezikshme në perspektivë afatgjate. Normat negative të interesit mund të jenë të shtrenjta për bankat zvicerane komerciale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër















