Shkurt.ch
Përfundojnë me sukses “Kampionatet” në 70 profesione
Gjatë pesë ditëve sa ka zgjatur „Swiss Skills" në Bernë është vizituar nga 155 mijë veta.
Gjatë pesë ditëve të javës që shkoi janë mbajtur në Bernë 70 „kampionate” të profesioneve të ndryshme, ku shkathtësitë e tyre i kanë treguar 1000 pjesëmarrës. „Swiss Skills Bern”, siç është quajtur aktiviteti është mbajtur për herë të parë në mënyrë të centralizuar, për 70 profesione, në të njëjtin vend.
Të dielën ka përfunduar kjo veprimtari, me ç`rast janë ndarë medaljet për më të mirët. Gjatë pesë ditëve sa ka zgjatur „Swiss Skills”, është vizituar nga 155 mijë veta.
„Reaksionet e shumta pozitive, prezenca e madhe mediale dhe sidomos ajo e medieve sociale, bashkë me numrin e madh të vizitorëve tregojnë se koncepti i aktivitetit është i qëlluar”, thuhet në një komunikatë të bërë nga organizatorët.
Përveç medaljeve, tre më të mirët nga lëmenj të ndryshëm kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në kampionatet përkatëse evropiane dhe botërore për të rinj, shkruan nzz.ch.
„Ajo çfarë kemi parë gjatë këtyre ditëve më bën krenar” ka thënë ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann në ceremoninë përmbyllëse të dielën. Me rezultatet e treguara, pjesëmarrësit janë ambasadorët më të mirë të arsimit dual profesional, ka thënë Ammann.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













