Maqedonia
Brazili nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazonë
Bolsonaro ka njoftuar se vendi i tij nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se vendi i tij nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazonë, pyjet e shiut më të mëdha në botë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të mediave të Brazilit, Bolsonaro ka njoftuar se vendi i tij nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazonë, përcjell albinfo.ch.
“Amazona është më e madea se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë “Nuk kemi resurse për këtë”.
Presidenti djathtist ekstrem Bolsonaro javën e kaluar kishte theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për para, pasi Norvegjia dhe Gjermania kishin vendosur të ndërprejnë fondet e siguruara në kuadër të projekteve të qëndrueshmërisë së pyjeve në Brazil.
Ndërkohë edhe Paraguaji dhe Bolivia kishin nisur të ndërhyjnë në zjarret që morën nën ndikim Amazonën. Nga zjarret në Bolivi u shndërrua në hi 500 mijë hektarë pyje.
– Në Brazil zjarret pyjore janë rritur për 83 për qind brenda një viti
Instituti Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë (INPE) theksoi se brenda një viti 72 mijë zjarre pyjore kanë ndodhur në pyjet më të mëdha në botë.
Sipas të dhënave nga INPE, zjarret pyjore në vend kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në 6 vitet e fundit. Numri i zjarreve është rritur për 83 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm brenda një jave kanë ndodhur rreth 10 mijë zjarre pyjore, gjë që ka prekur në mënyrë negative zonat e mbrojtura dhe popullsinë lokale.
– Bolsonaro fajëson organzitat joqeveritare mjedisore
Presidenti Bolsonaro tha se ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë shkaktare të zjarreve pyjore.
“Ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë të përfshira në një krim për të tërhequr vëmendjen e publikut, sepse ata janë kundër meje dhe qeverisë. Unë nuk e konfirmoj këtë, por është e mundur”, tha Bolsonaro.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi











