Shkurt.ch
Migracioni, problemi numër 1 i zviceranëve
Migracioni, azili dhe gjithçka që lidhet me të huajt, është problemi me të cilin zviceranët mendojnë se politika e vendit të tyre duhet të merret me prioritet
Ndër pyetjet që ka shtruar sondazhi i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern, rezultatet e të cilit janë publikuar të premten, ka qenë edhe ajo se cili është problemi më akut politik i Zvicrës, aktualisht.
Migracioni, azili dhe gjithçka që lidhet me të huajt, është problemi me të cilin zviceranët mendojnë se politika e vendit të tyre duhet të merret me prioritet. Kjo temë është larg më alarmante se të gjitha të tjerat, ka nxjerrë në pah sondazhi.
Pas problemit të të huajve, në vendin e dytë për nga mprehtesia vjen problemi i shëndetësisë, ai i papunësisë, sigurimit të pleqërisë dhe siguria sociale, shkruan srf.ch. Por dukeshëm më pak brengosen zviceranët për temat si mbrojtja e ambientit, çështja e Evropës, arsimimi dhe tatimet.
Për problemet që kanë të bëjnë me të huajt, shumica e të anketuarve (41) zgjidhjen do t`ia besonin SVP/UDC-së ndërsa për problemet me shëndetësi e çështje sociale, SP/PS-së
Sondazhi është realizuar në periudhën nga 15 deri 25 shtatori dhe në të kanë marrë pjesë 2000 persona me të drejtë vote. 862 prej tyre po ashtu kanë deklaruar edhe partinë të cilës do t`ia jipnin votën
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













