E-Diaspora
Arnold Gjergjaj, Kampion Evropian i boksit në kategorinë EBU-EE
Para mijëra tifozëve shqiptarë e zviceranë në një ambient festiv në Basel, shqiptarozvicerni Arnold Gjergjaj ngriti lartë titullin e kampionit evropian në boks.
Pas një lufte të ashpër mes dy boksierëve të pamposhtur deri më tani, kobra shqiptare Arnold Gjergjaj nokautoi keq në raundin e nëntë boshnjakun Adnan Rexhovic.
Nga ai moment titulli i kampionit të ri Evropian ishte në duar të shqiptaro-zviceranit, Arnold Gjergjaj.
Dueli mes dy boksierëve nga Ballkani filloi me një epërsi të lehtë të boksierit shqiptar, Arnold Gjergjaj. Mirëpo ndërkohë boksieri nga Bosnja dukej se po kontrollonte meqin, duke sjellë në defansivë Arnoldin, i cili detyrohej të mbrohej duke ju shmangur goditjeve të rënda të kundërshtarit me përvojë.
Nga mesi i raundit të tretë, boshnjaku që ishte në ofensivë, pësoi një goditje të fuqishme befasuese nga Arnold Gjergjaj, e cila e shtriu atë përtokë.
Mes raundit katër dhe shtatë Adnan Rexhovic i dha disa goditje të fuqishme Arnoldit, i cili dukej se po tërhiqej në vetëmbrojtje.
Në raundin e nëntë Arnoldi i dha boshnjakut goditjet vendimtare që ngritën publikun e etur shqiptar në këmbë më thirrje e bërtitje patriotike.
Adnan Rexhovic jo vetëm që pesoi humbjen e parë, ai pësoi edhe humbjen më të rëndë në karrierën e tij të boksit të profesionist. Goditjet e Arnoldit shtrinë boshnjakun për një kohë të gjatë pa ndjenja përtokë. U desh intervenimi i mjekut për të kthyer atë prapë në normalitet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër











