Integrimi
Kriza ekonomike, shqiptarët braktisin Greqinë dhe Italinë
Rreth 134 mijë emigrantë janë kthyer në Shqipëri përgjatë periudhës 2009-2013 nga Greqia dhe Italia
Një studim i Institutit të Statistikave dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin IOM tregon se kriza e thellë në ekonominë greke dhe stagnimi i gjatë në ekonominë italiane, ka detyruar emigrantët shqiptarë që kanë humbur punën në këto vende të kthehen në shtëpitë e tyre.
Rreth 134 mijë emigrantë janë kthyer në Shqipëri përgjatë periudhës 2009-2013. Bëhet fjalë për 10 për qind të shqiptarëve të emigruar pas viteve 90‘.
Ritmi i kthimeve është përshpejtuar pas vitit 2011 me rreth 1.5 herë. Mosha mesatare e emigrantëve të kthyer është 38.6 vjec’, thotë Gjergj Filipi, drejtor i INSTAT, transmetojnë mediat në Tiranë.
Sipas studimit, emigrantët e kthyer vijnë rreth 71 % nga Greqia dhe rreth 24 % nga Italia.
Mbi 60 % e tyre thonë se gjatë vitit të fundit të qëndrimit jashtë vendit, dërgesat në para për familjet në Shqipëri kanë qenë të pakta.
Shuma më e shpeshtë e këtyre dërgesave ka qenë 200 deri në 500 euro.
Sic raporton Top Channel një tjetër gjetje e studimit është se mbi 60 për qind e të kthyerve janë vendosur në të njëjtin vendbanim që kanë patur përpara se të emigronin, ndërsa pjesa tjetër në qendrat kryesore urbane si Tirana, Durrësi apo Vlora.
Një pjesë e madhe e tyre i janë drejtuar bujqësisë, si formë e vetëpunësimit, por edhe hapjes së bizneseve të vogla.
Sipas studimit, rreth 40 për qind e të kthyerve mendojnë se do të qëndrojnë në Shqipëri përgjithmonë ndërsa rreth 1/3 e shohin kthimin si të përkohshëm dhe synojnë të emigrojnë sërish.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













