Jeta në Zvicër
Zvicra kërkon negocim të Lëvizjes së Lirë me BE-në
Negociatat për palën zvicerane ato do t`i udhëheqë Mario Gattiker, i cili, është avancuar nga drejtor në sekretar shtetëror të Zyrës Federale për Migracion
Këshilli Federal i Zvicrës synon të negociojë me BE-në lidhur me mundësitë e jetësimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, në rrethanat e krijuara pas pranimit me referendum të Iniciativës kundër Migracionit Masiv. Qeveria (KF) me këtë rast planifikon të arrijë dy qëllime: Që në të ardhmen të jetë Zvicra ajo që do të drejtojë dhe të kufizojë vetë migracionin nga BE-ja dhe së dyti, të sigurohet edhe rruga bilaterale.
Por, duke qenë se Liria e Lëvizjes është elementi qendror i rrugës bilaterale, në arritjen e saj priten edhe vështirësitë më të mëdha.
Me kumtimin e këtij qëndrimi, Qeveria e Zvicrës ka filluar “lojën”, ndërsa i mbetet BE-së që të “pranojë topin”, shkruan srf.ch. E vërteta është se BE-ja deri më tash i ka hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e Zvicrës për negocim të Lëvizjes së Lirë, ndërsa ish komisarja e punëve të jashtme, Ashton qe treguar e gatshme vetëm për diskutimin e çështjeve teknike. “Diskutimet” në fjalorin e diplomatëve janë diçka që obligojnë më pak se negociatat.
Por, qoftë negociatat e qoftë diskutimet, për palën zvicerane ato do t`i udhëheqë Mario Gattiker, i cili pak kohë më parë është avancuar nga drejtor në sekretar shtetëror të Zyrës Federale për Migracion (tashmë sekretariatit për Migracion).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













