Shkurt.ch
Aksion policor i përmasave të gjera
Gjatë aksionit të shtrirë në shtatë kantone gjermanishtfolëse ku janë kontrolluar 2000 persona dhe 2900 automjete janë arrestuar 16 persona
Si rezultat i një aksioni të kontrollit me shtrirje të gjerë të udhëhequr nga disa polici kantonale dhe nga rojat kufitare në gjithë Zvicrën gjermane janë arrestuar 16 persona. Në mesin e tyre janë shtatë që dyshohen për përfshirje ne krime.
Përveç arrestimit, policia ka arritur që të parandalojë një numër deliktesh pasi që në mesin e atyre që ka kapur, disa kanë qenë të pajisur me “mjete të punës”, dhe të përgatitur për të kryer plaçkitje ose delikte tjera.
Gjatë këtij aksioni që ka filluar pasditen e të enjtes dhe ka përfunduar paraditen e të premtes, janë kontrolluar 2000 persona dhe 2900 automjete, njofton Policia Kantonale e Aargaut, e cila ka pasur rolin e koordinatores.
Në aksion që ishte i drejtuar kryesisht kundër kriminelëve “turistikë” kanë marrë pjesë më shumë se 300 policë dhe roja kufiri, shkruan nzz.ch. Konkretisht pjesëmarrëse kanë qenë policitë përkatëse të kantoneve: Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Luzern, Solothurn, Zug dhe Cyrih.
Bashkë me ta kanë qenë edhe Rojat Kufitare Zvicerane, policia e transportit e SBB/CFF si dhe njësitet e policisë ushtarake. Ndërsa në pjesët afër kufirit, aksionit i janë bashkëngjitur edhe forcat policore gjermane, gjegjësisht ato nga landi Baden-Württemberg.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












