Shkurt.ch
Malala, fituesja më e re në moshë e Çmimit Nobel për Paqe
Nobeli për Paqe i është ndarë Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi.
Me këtë çmim vlerësohet angazhimi i tyre për të drejtat e të rinjve për arsimim. Fëmijëve duhet t’u krijohet mundësia për arsim dhe të mbrohen prej shfrytëzimit. 60-vjeçari nga India, Kailash Satyarthi, ka dëshmuar guxim, duke drejtuar shumë demonstrata paqësore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Nga ana tjetër, 17-vjeçarja nga Pakistani, Malala Yousafzai, prej vitesh angazhohet për të drejtat e vajzave për arsim.
60-vjeçari nga India, Kailash Satyarthi, duke ndjekur traditën e Gandhi-t ka dëshmuar guxim dhe ka drejtuar shumë demonstrata paqësore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. 17-vjeçarja nga Pakistani, Malala Yousafzai, ndonëse mjaft e re, prej vitesh angazhohet për të drejtat e vajzave për arsimim, deklaroi Komiteti Nobel.
Ajo është një shembull se si edhe fëmijët e të rinjtë mund të kontribuojnë për të përmirësuar jetën e tyre.
Malala, 17-vjeçare, njihet për fushatën e saj kundër shkatërrimit të shkollave të vajzave nga ana e talebanëve në Pakistan.
Ajo ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.
Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog, në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











