Lajme
Trajneri çek: Nuk e kemi lehtë me Kosovën
Edhe pse e vlerëson si kundërshtare shumë të rrezikshme, trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, beson se skuadra e tij do t’ia dalë ta përballojë me sukses Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, të shtunën në Prishtinë.
Çekia e viziton Prishtinën të shtunën, më 7 shtator, për t’u përballur me Kombëtaren verdhekaltër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një duel të drejtpërdrejtë për vendin e dytë – të fundit që siguron biletën për EURO 2020 nga Grupi A.
Silhavy nuk e ka ftuar asnjë futbollist të ri në ekipin e tij kombëtar, përkundër se nuk do të mundë të llogarisë në mesfushorin David Pavelka. Megjithatë, atij i është rikthyer Vladimir Darida pas problemeve shëndetësore.
Duke folur në një konferencë për media të hënën, Silhavy i lartësoi cilësitë e Kosovës, edhe pse beson se do të arrijë rezultat pozitiv nga vizita në Prishtinë.
“Kemi rivalë sfidues. Në veçanti, Kosova – e cila është më së afërmi neve në renditjen tabelore – është shumë e rrezikshme. Por, unë besoj se ne do të mundë ta përballojmë këtë ndeshje”, tha Silhavy të hënën në një konferencë për media.
Silhavy nuk beson se ndeshjet e qershorit do të jenë vendimtare për përcaktimin e fatit të vendit të dytë në grup, me Çekinë e tij që në ndeshjen tjetër përballet me Malin e Zi dhe Kosovën me Anglinë.
Kosova – e cila përballet me pesë mungesa shumë të mëdha, si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli – qëndron vetëm një pikë mbrapa Çekisë, e cila mban pozitën e dytë më 6 pikë. Kjo e fundit, megjithatë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se gjiganti dardan.
“Këto do të jenë ndeshje të rëndësishme. Nuk mendoj se do të vendosin (fatin e grupit), megjithëse do të tregojnë shumë (për ecurinë në vazhdim), theksoi trajneri i çekëve./Express/
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













