Shkurt.ch
Edhe pas 39 vjetësh, profesorit i refuzohet shtetësia zvicerane
Shtetësia i është refuzuar një profesori 75-vjeçar të ETH-së. Autoritetet refuzuan inxhinierin e kimisë se nuk e njihte mirë politikën zvicerane.
Mësohet se profesorit në pension të ETH-së i është mohuar pasaporta zvicerane, edhe pse ai jeton në qytetin Einsiedeln tashmë 39 vjet. Autoritetet kishin hedhur poshtë një kërkesë të hënën për natyralizimin e amerikanit 75-vjeçar me arsyetimin se ishte shumë pak i integruar.
Profesori me origjinë nga Kalifornia jeton në Einsiedler që nga viti 1975, është i martuar dhe ka tre fëmijë të rritur. Inxhinieri i kimisë kishte ligjëruar dhe ishte marrë me hulumtime mbi 30 vjet në ETH Cyrih.
Njohuritë bazë të Zvicrës i kishte kaluar mirë, edhe njohuritë e gjuhës gjermane ishin të mjaftueshme. Sipas Komisionin për natyralizim, profesori ka pak njohuri për ligjet lokale.
Komisioni pretendon se profesori ka mungesë të njohurive për politikën dhe gjeografinë e Zvicrës.
Profesori me origjinë nga Amerika ka deklaruar megjithatë se ndihet si në shtëpi për një kohë të gjatë në Zvicër.
I huaji duhet të paguajë pavarësisht një vendimi negativ 3600 franga për shërbimet administrative, ndërsa mund të ankohet në instanca më të larta në kanontin Schwyz.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












