Shkurt.ch
Vetëmbrojtjen, Gjykata Federale ia shndërron shqiptarit në tentimvrasje
Shkallët më të ulëta e kishin shpallur të pafajshëm dhe e kishin dëmshpërblyer për qëllim me armë në vetëmbrojtje
Një mirëmbajtës shqiptar i banesave në Regensdorf të Cyrihut, në vitin 2010 në vendin e tij të punës e kishte qëlluar me armë në fyt një shqiptar tjetër duke i shkaktuar plagë të rënda. Motivi i gjuajtjes me armë lidhej me një konflikt më të hershëm në mes tyre dhe familjeve të tyre.
Personi që kishte qëlluar me armë kishte mbajtur 591 ditë burg por në gjykimin e zhvilluar në nëntor 2011 në Gjykatën e Qarkut në Dielsdorf ai ishte shpallur i pafajshëm pasi që e kishte bindur trupin gjykues se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Këtë e kishte argumentuar me faktin se i plagosuri kishte qenë i pari që e kishte sulmuar atë me një mjet metalik kështu që ky, në panik e sipër ishte detyruar të qëllonte me armë.
Përveç që qe shpallur i pafajshëm, kosovari, për mbajtjen e padrejtë në burg pati marrë edhe dëmshpërblim prej 85 mijë frangash dhe kompensim prej 60 mijë frangash. Por, prokuroria që këmbëngulte për veprën penale tentim vrasje me paramendim, kishte bërë ankesën. Gjykata e Lartë e Cyrihut në procesin e mbajtur në shtator 2012 kishte vendosur njësoj sikurse ajo e qarkut në Dielsdorf, duke e liruar shqiptarin.
Por, instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, Gjykata Federale e ka ndryshuar kahun e gjithë rastit. Ajo e ka kthyer lëndën në Gjykatën e Lartë duke e detyruar atë që ta anulojë vendimin e mëparshëm, lirues. Kjo e fundit në vendimnin e saj e kishte shpallur personin në fjalë fajtor për tentimvrasje me paramendim dhe për bartje të armës pa leje, shjkruan 20min.ch. Për të dyja veprat ajo i kishte dhënë një dënim prej tri vitesh heqje lirie, pjesërisht me kusht, prej të cilëve një vit burg efektiv.
Se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje e pranon edhe vendimi më i ri, por sipas këtij të fundit vetëmbrojtja ka qenë e tepruar dhe përdorimi i armës është i pafalshëm.
Për pasojë, ai nuk do të mbajë më burg pasi që i llogaritet mbajtja e mëparshme e burgut por masat tjera ndëshkuese do ta dëmtojnë atë financiarisht në mënyrë të konsiderueshme. Ai detyrohet të paguajë për të dëmtuarin dëmshpërblim prej 7000 frangash ndërsa kompensimin e procesit gjyqësor do ta paguajë me 20 mijë franga. Po ashtu shpenzimet e gjykimit prej 9000 frangash do të jenë barrë e tij. Ndërkaq, pas shpalljes së vendimit të plotfuiqishëm ai ka rrezik edhe të dëbohet nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












