Shkurt.ch
Aksion për zbulimin e trafikut me refugjatë ilegalë
Refugjatët që do të identifikohen gjatë këtij aksioni, do të pyeten lidhur me kontrabandistët ose trafikantët me qenie njerëzore që i kanë sjellë në Evropë
Një aksion i gjerë në rrafsh evropian, i cili do të zgjasë rreth dy javë ka marrë në thumb në mënyarë të përforcuar refugjatët ilegalë, për të mësuar më shumë lidhur me trafikantët dhe rrjetet që qëndrojnë mbrapa tyre. Por, ndërkaq organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve në këtë aksion shohin një „sinjal frikësimi“.
Aksioni i shifruar me titullin „Mos Maiorum“ koordinohet nga presidenca italiane e BE-së, ka treguar për agjencinë dpa një zëdhënëse e Policisë Federale të Gjermanisë.
Refugjatët që do të identifikohen gjatë këtij aksioni, do të pyeten lidhur me kontrabandistët ose trafikantët me qenie njerëzore që i kanë sjellë në Evropë. Të dhënat e grumbulluara në këtë mënyrë do t’i dorëzohen Italisë, ku do të bëhet vlerësimi i të dhënave nga të gjitha shtetet e BE-së.
Organizata Pro Asyl e kritikon ashpër këtë aksion duke e quajtur „sinjal frikësues që e dërgon e gjithë Evropa“, shkruan nzz.ch . Me këtë veprim, Evropa po mohon interesat legjitimë të refugjatëve të cilët duan të udhëtojnë te familjarët ose te miqtë në një vend tjetër të BE-së. Për refugjatët do të ishte tepër e vështirë që pas aq peripecive të kaluara për të ardhur në Evropë, përfshirë këtu edhe rrezikun e jetës duke kaluar nëpër Detin Mesdhe, të përballen me këto masa represive kur të kenë mbërritur në Evropë.
Së paku 3000 refugjatë kanë humbur jetën gjatë vitit të fundit në përpjekje për të arritur përmes Mesdheut në Evropë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










