Shkurt.ch
“Paratë e xhepit” nuk do t’i nënshtrohen tatimit
Të ardhurat që nuk e kalojnë shumën deri në 750 franga në vit, nuk do tu nënshtrohen më taksave për pension të moshës (AHV)
Të ardhurat e ulëta ose ndryshe „paratë e xhepit“ (kryesisht të ardhura shtesë ose plotësuese) që nuk e kalojnë shumën deri në 750 franga në vit, tash e tutje nuk do tu nënshtrohen më taksave për pension të moshës (AHV).
Bëhet fjalë për punët si kujdestare fëmijësh (babysitter) ose pastruese shtëpiake me kohë të kufizuar etj. Të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare dhe punëdhënësit do të jenë ata që do të përfitojnë nga ky ndryshim, ka vendosur sot Parlamenti i Zvicrës.
Rregullimi i ri do të hyjë në fuqi nga një janari 2015 dhe pritet të reduktojë burokracinë e panevosjhme.
Bashkë me këtë ndryshim është vendosur edhe një rritje simbolike e pensioneve minimale të moshës dhe të invaliditetit. Kjo rritje që për këtë vit është më e vogël se viteve tjera, përmban vetëm pesë franga, gjegjësisht nga 1170 sa ka qenë, pensioni minimal është bërë 1175 franga. Ndërsa pensioni maksimal është rritur nga 2340 në 2350 franga, gjegjësisht për 10 franga.
Përveç zvogëlimit të vëllimit të punës administrative, me ndryshimin më të ri pritet të evitohet ilegaliteti i punëdhënësve në këto fusha, thuhet në një komiunikatë të Zyrës Federale për Sigurimet Sociale. Por edhe në të ardhmen të rinjtë mund të kërkojnë që kontributet e punëdhënësit dhe ato të punëmarrësit të përllogariten në raport me AHV-në.
Rritjen e pensionit minimal të moshës dhe të invaliditetit Këshilli Federal ia ka përshtatur zhvillimit të pritur të pagave dhe të çmimeve për vitin e ardhshëm. 5, gjgjësisht 10 frangat e shtuara bëjnë në total 201 milionë franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












