Shkurt.ch
Shtohet përqindja e zviceranëve që merren me sport
Njerëzit nga kantonet gjermanishtfolëse janë më shumë të dhënë pas lëvizjes se sa ata në kantonet frankofone dhe në Tesinë, kantonin e vetëm italofon
Nxitja që bëhet nga mediet, shkollat dhe opinioni publik në Zvicër për jetë më të shëndetshme përmes lëvizjes dhe sportit ka dhënë frytet e veta. Zviceranët po lëvizin gjatë kohës së lirë gjegjësisht po merren me sport gjithnjë më shumë. Këtë konstatim e ka bërë sondazhi më i ri i realizuar nga Zyra Federale për Statistikë, i publikuar sot.
Sipas këtij sondazhi përqindja e zviceranëve që merren me sport gjatë periudhës nga viti 2002 deri në vitin 2012 është ngritur nga 63 në 72 për qind.
Sikurse edhe më parë, njerëzit nga kantonet gjermanishtfolëse janë më shumë të dhënë pas lëvizjes dhe sportit se sa ata në kantonet frankofone dhe në Tesinë, kantonin e vetëm italofon. Konstatim tjetër i studimit është se meshkujt lëvizin pak më shumë e më shpesh se sa femrat.
Zyra Federale konsideron se lëvizjet e mjaftueshme janë të rëndësishme për shëndetin. Ai ose ajo që bën lëvizje së paku dy orë në javë redukton ndjeshëm rretzikun për të marrë sëmundje të ndryshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














