E-Diaspora
Akuzohen se kanë martuar kosovarët me rumune dhe bullgare “për letra” gjermane
Në rast se të akuzuarit pranojnë veprat me të cilat janë ngarkuar, atëherë Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht
Dy burra dhe një grua, nga e mërkura, janë ulur në bankën e zezë dhe duhet të përgjigjen para Gjykatës së Lantdit në Frankfurt për shkelje të ligjit mbi lëvizjen e lirë dhe për falsfikim dokumentesh.
Mehmet G. 58 vjeçar dhe i biri i tij Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe, rumune), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 dhe kishin vazhduar deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së, në fakt, ekskluzivisht meshkuj nga Kosova, për të rregulluar qëndrimin në Gjermani, shkruan gazeta Frankfurter Rundschau.
Për këtë qëllim ata kishin përdorur secilën herë “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, janë rekrutuar kryesisht nga rumunja, Nadja C, transmeton albinfo.ch. Pastaj gratë në fjalë janë martuar me burrat kosovarë, plotësisht të panjohur pë to. Këtë e kanë bërë ose në Kosovë ose në Danimarkë.
Më tutje, banda i ka pajisur gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i ka shoqëruar të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore.
Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch. Ndërsa burrat vazhdonin të jetonin në Gjermani, ku duhet të jenë edhe tani.
Në ditën e parë të procesit është lexuar aktakuza. Në rast se të akuzuarit pranojnë veprat me të cilat janë ngarkuar, atëherë Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht.
Mehmet G. duket të ketë qenë koka e bandës dhe si i tillë, për çdo martesë të realizuar ka fituar një shumë pesëshifrore (mbi 10.000 euro). I biri i ztij, Visari duket të ketë pasur probleme me drogë gjatë kohës së përmendur. Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë bastisjes, te Mehmeti janë konfiskuar 100 mijë euro ndërsa te i biri, Visari, vetëm 800 euro.
Procesi është duke vazhduar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












