Lajme
Trajneri i Kombëtares Shqiptare bën thirrje për agresivitet, shpejtësi e shmangie gabimesh
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Francës në “Saint Denis” bëri thirrje që skuadra të luajë e mobilizuar maksimalisht dhe të shmangë gabimet, për të shpresuar në një rezultat pozitiv.
Ai i këshilloi lojëtaret e tij që të mos bëjnë gabime dhe t’i japin sa më pak hapësira Francës.
“Duhet të japim maksimumin dhe të mbyllim çdo hapësirë, pasi një gabim i vogël, mund të kushtojë shtrenjtë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se duhet më shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim, transmeton TCH.
“Franca ka shumë cilësi dhe Griezmann është një futbollist që shfrytëzon çdo lloj hapësira e mund të na vërë në vështirësi edhe nga hiçi. Duhet të rreshtohemi mirë, të jemi agresivë dhe t’i markojmë kundërshtarët në çdo cep të fushës”, ka potencuar trajneri, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026












