Jeta në Zvicër
53 për qind për iniciativën “Ecopop”
Ecopop parasheh që ta kufizojë migracionin në 0.2 për qind në vit, që i bie rreth 17 mijë veta (tash është mbi 80 mijë)
As propaganda kundër saj që vazhdon prej një viti dhe as mobilizimi i të gjitha partive parlamentare (përfshirë edhe SVP-në) nuk kanë arritur të ndryshojnë qëndrimin e popullatës zvicerane e cila me shumicë vazhdon të përkrahë iniciativën “Ecopop”.
Kjo iniciativë që synon kufizim edhe më të madh të të huajve se sa ajo “kundër migracionit masiv” ka shumë gjasa të fitojë me 53 për qind. Këtë rezultat e ka treguar sondazhi i bërë me më shumë se 13 mijë veta, i publikuar sot në 20minuten. Në fakt, 42 për qind kanë thënë se votojnë sigurisht PRO, ndërsa 11 për qind kanë pohuar se janë “Më shumë për po se për jo”.
Ecopop parasheh që ta kufizojë migracionin në 0.2 për qind në vit, që i bie rreth 17 mijë veta (tash është mbi 80 mijë). Ndërsa 10 për qind e ndihmave që u jep Zvicra vendeve tjera për zhvillim, duhet të orientohen për planifikimin vullnetar të familjes në vendet e përmendura.
Ajo madje nuk ka dimension ekologjik, thonë përfaqësues të partive ekologjike.
Për këtë ka folur edhe dje një komitet prej mbi 100 deputetësh të të gjitha partive duke prezantuar para medieve në Bernë qëndrimin e tij të qartë kundër iniciativës. Partitë në fjalë janë CVP/PDC, FDP/PLR, GLP, SVP/UDC BDP dhe EVP .
“Absurde dhe të dëmshme” e kanë cilësuar ata këtë iniciativë, e cila, sipas tyre është më e dëmshme se ajo kundër migrimit masiv, e SVP/UDC-së. Kjo për faktin se Ecopop ndryshe nga ajo, nuk i lë fare hapësirë të lirë veprimi qeverisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












