Lajme
Mbledhja e UEFA-s, megjithatë sot pasdite, vendimi zyrtar nesër
albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj se mbledhja megjithatë mbahet sot. Nesër (e premte) merret dhe shpallet vendimi
Edhe pse disa medie në Kosovë kanë publikuar lajmin se mbledhja e Uefa-s është shtyrë për të premten, albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj se ajo megjithatë mbahet sot. Nesër (e premte) merret dhe shpallet vendimi.
—-
Albinfo.ch mëson nga burimet në UEFA se mbledhja për vendimin rreth lojës Serbi – Shqipëri do të mbahet sot pas dite, ndërsa vendimi final zyrtar do të merret ditën e nesërme.
Si zakonisht me rastin e marrjes së këtyre vendimeve nuk do të ketë ndonjë ngjarje të organizuar për media, por vetëm një lajmërim në web faqen e organizatës evropiane të futbollit UEFA.
Sipas burimit të albinfo.ch, mbledhja për këtë ndeshje do të mbahet pas dite.
Federata Serbe e Futbollit do të hetohet për gjuajtje të gjësendeve në fushë, shqetësim nga turma, futja në fushë, për organizim të dobët dhe përdorim i laserëve.
Ndërsa procedurat ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit janë paraqitja e një baneri ilegal dhe refuzim që të vazhdohet loja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














