Shkurt.ch
Kantonet: Kontrolle më të rrepta mjekësore në kufi
"Është e domosdoshme që Qeveria Federale të mos i shpërndajë nëpër kantone azilkërkuesit me sëmundje infektive", kërkojnë kantonet nga federata.
Me një letër adresuar Entit Federal për Migracion, autoritetet kantonale kanë kërkuar që të përforcohen kontrollet shëndetësore në qendrat e pritjes të azilkërkuesve në Zvicër.
Qendrat kantonale të azilit janë duke u ballafaquar kohët e fundit gjithnjë e më shumë me azilkërkues që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si: zgjeba, tuberkulozi etj.
Në letrën drejtuar Entit Federal për Migracion janë adresuar kritika se masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla.
Kantonet kërkojnë që në qendrat e pritjes të merren të gjitha masat e nevojshme mjekësore për të zgjidhur problemet aktuale. Në letrën të cilën e ka bërë publike srf.ch, thuhet se “është e domosdoshme që Qeveria Federale të mos i shpërndajë nëpër kantone azilkërkuesit me sëmundje infektive”.
Ndërkohë janë shtuar masat në parandalimin e përhapjes së virusit Ebola. Zyra Federale për Shëndetësi konfirmoi se deri më tani janë kontrolluar shtatë persona të dyshuar me Ebola. Dy persona ishin vendosur në karantinë. Në të dy rastet nuk është konfirmuar prania e virusit Ebola.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













