E-Diaspora
Alther: Uefa më e ashpër ndaj shqiptarëve
Kryetari i Shoqatës Zvicër-Shqipëri, Rolf Alther ka komentuar për albinfo.ch vendimin e UEFA-s për dënimin e Federatës Shqiptare lidhur me ndeshjen skandaloze ttë luajtur më 14 tetor në Beograd.
Përtej faktit se e konsideron palën shqiptare më të dëmtuar se atë serbe, Alther e gjykon paraqitjen e dronit me hartën e “Shqipërisë së Madhe”
“Ende nuk e kam parë arsyetimin e e vendimit. Gjykuar thjesht nga ana emocionale, mendoj se ai është më shumë i padrejtë ndaj shqiptarëve. Fundja, kanë qenë shqiptarët që janë fyer dhe kërcënuar nga tifozët serbë. Nga ana tjetër, rasti me dronin dhe flamurin e „Shqipërisë së Madhe” ka qenë, thënë më së buti, një marrëzi, shprehet Alther.
“Konceptin „Shqipëri e Madhe“ unë gjithsesi e konsideroj qesharak. Edhe sikur të gjithë shqiptarët të ishin të bashkuar në një shtet të vetëm, ky shtet prapë do të ishte i vogël. Për nga hapësira dhe ndoshta edhe pe¨r nga numri i banorëve do të kishte madhësi të ngjashme me atë të Zvicrës, ndërsa shikuar nga aspekti ekonomik, një shtet minor me fuqi ekonomike të një kantoni mesatar të Zvicrës. Shqipëria. Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi do të duhej të angazhoheshin për t`u pranuar në BE, në vend se të koketonin me Turqinë, Ligën Arabe dhe shtetet e caktuara të Golfit. Në atë rast ata do të ishin të bashkuar vllezërisht nën një çati, do të ishin të sigurtë dhe do ta kishin më mire nga ana ekonomike. Shqiptarët janë evropianë, etnikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht”, përfundon Rolf Alther, kryetar i shoqatës Shqipëri-Zvicër..
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













