Lajme
Mimoza dhe Alma në “konflikt” për bektashinjtë
Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka ironizuar me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, pasi që kjo e fundit i ka uruar bektashinjtë për muajin Muharrem
Një urim për besimtarët bektashinj me rastin e fillimit të muajit Muharrem, e ka futur në “bela” kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lamën. Kjo e fundit ka ironizuar me urimin e kryetares së Gjakovës duke e quajtur “fushatë zgjedhore”.
“Te gjithë atyre politikaneve që e kanë nuhatur mundësinë e zgjedhjeve, e po duan që të mashtrojnë votuesit duke iu përkujtuar beteja fetare si ajo e Qerbelasë, iu rekomandoj t’i ftojnë për të evokuar dhe përkujtuar ndonjë nga dhjetëra betejat e Skënderbeut, për të çliruar dhe mbrojtur truallin e Arbërit”, thotë Lama.
Madje Lama nëpërmjet një postimi në facebook, ia përkujton kryetares së Gjakovës, disa nga betejat e Skënderbeut.
Por, për Mimoza Kusari-Lilan këto akuza nuk ja vlen të komentohen pasi që, sipas saj, kushdo që i bënë këto kritika nuk e kupton esencën e demokracisë. Ai për IO ka treguar se, nuk është ajo që bënë dallime për ndonjë fe.
“Kjo është një praktikë që unë vazhdimisht e ushtrojë, qoftë për festat katolike, qoftë për festat e myslimanëve, qoftë për festat e shehlerëve ose bektashinjve dhe nëse dikush e përcjell komentimet e mija, do t’i sheh që asnjë kategori, për aq sa unë kam njohuri dhe mundësi, nuk kalon pa iu uruar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në demokraci e drejta e ushtrimit të fesë është e garantime gjithashtu edhe e drejta e mos-ushtrimit ose atyre që refuzojnë të jenë në përcaktime fetare edhe ajo lejohet.
“Unë jam kryetare e komunës që fatmirisht ka tolerantë të lartë fetare ka katolik, mysliman (suni dhe shia) do të thotë edhe ato që i përkasin tarikateve, por edhe ato të grupit tjetër, prandaj e respektojë secilën festë ose secilën arsye për festë që banorët e komunës së Gjakovës dhe mbarë Kosovës e kanë”, thotë Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër












