Shqipëria
Shqipëria bëhet me kartmonedha të reja
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar sot serinë e re të kartëmonedhës së re shqiptare
Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhës do të hidhet shumë shpejt në treg. Ai argumentoi se në treg do të hidhen kartëmonedhat e reja dhe së bashku me to do të jenë edhe ato ekzistueset. Kjo do ndodhë, deri në kohën që kartëmonedhat ekzistuese të mund të tërhiqen nga Banka Qendrore e të mbeten vetëm kartëmonedhat e reja.
“Monedha shqiptare mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar. Monedha përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar.
Ajo përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Seria që prezantojmë sot përbën seri të re. Monedha shqiptare do vijë me pamje të re. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Jam i nderuar që sot të prezantoj serinë e re.
Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat do të kenë kurse ligjor. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë”, tha Sejko raporton medial.mk, percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











