Shkurt.ch
Sporti, “degë ekonomike” me rëndësi për Zvicrën
Me 20 miliard qarkullim, sporti merr pjesë me përqindje të përafërt me degën e përpunimit të metaleve në bruto prodhimin shoqëror të Zvicrës
Se sporti është fitimprurës për sportistet kulminantë, është gjë që dihet. Por më pak është e njohur se sporti në Zvicër është një faktor relevant dhe mjaft fitimprurës ekonomik.
Siç e tregon një studim i porositur nga Zyra Federale për Sport , gjatë vitit 2011 “ekonomia” e sportit në Zvicër ka qarkulluar rreth 20 miliardë franga ndërsa fitimi bruto ka qenë 10 miliardë franga.
Me këtë shumë, sporti përbën 1.7 për qind të brutoprodhimit nacional të Zvicrës, që është më shumë se dyfishi i përqindjes që e bën bujqësia, shkruan nzz.ch.
Marrë në përgjithësi, ekonomia e sportit, merr pjesë me përqindje të përafërt me atë të degës së përpunimit të metaleve ose të furnizimit me energji e me ujë në bruto prodhimin shoqëror të Zvicrës, ka konstatuar studimi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












