Shkurt.ch
Norvegjia, vendi më prosperues në botë
Norvegjia është në vendin e parë, sipas indeksit të prosperitetit në botë, të publikuar nga grupi "Lagatum"
Në listën, e cila është publikuar nga grupi “Lagatum”, i cili mbulon 142 vende, në vendin e dytë dhe të tretë vijnë Zvicra dhe Zelanda e Re.
Në mesin e dhjetë vendeve janë Danimarka, Kanadaja, Suedia, Australia, Finlanda, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Britania është 13-ta, e ndjekur nga Gjermania, Austria, Franca.
Rajoni i Sllovenisë është 24-ta, Hungaria është vendi i 39-të, Bullgaria e 48-ta, Kroacia e 50-ta, Greqia e 59-ta, Rumani e 60-ta, Mali i Zi është vendi i 65-të, Maqedonia e 69-ta, Shqipëria e 84-ta, Turqia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina në vendin e 91.
Në vendet evropiane Bosnjë e Hercegovina më së keqi figuron në listë, Armenia është në vendin 95-të.
Rusia ka rënë shtatë vende nga viti i kaluar dhe tani është në pozitën 68-të, kryesisht për shkak të rezultateve të dobëta në fushën e menaxhimit dhe lirisë personale.
Më se keqi renditet Republika Qendrore Afrikane, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos dhe në fund të listës janë Afganistani, Haiti dhe Sierra Leone.
Indeksi i prosperitet vlerëson vendet në bazë të parametrave në ekonomi, sipërmarrje, qeverisje, edukim, shëndetësi, siguri, liritë personale dhe kapitalin shoqëror.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?











