Kosova
Vogëlushi kosovar, në ekranin gjigant në “Times Square”
Disa fotografi të Benit, djaloshit të vogël nga Kosova, janë paraqitur sot në ekranin gjigant të “Times Square” në New York.
Në njërën nga fotografitë, Beni që është me Sindromën Down, është bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.
Nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional, kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.
Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down, shkruajnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













