Lajme
Rasti i Kumanovës: kritika mbi vendimin e Gjykatës së Apelit
Pala mbrojtëse e të dënuarve në rastin e Kumanovës ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup të një dite më parë, që la ne fuqi vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 2 nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me 746 vjet burgim, 37 persona, shumica shtetas të Kosovës për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë.
“Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka është gjykuar në shkallën e parë. Asnjë provë prej 200 sa kishim propozuar nuk është pranuar. Është një aktgjykim që e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata Supreme dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë. Këtë vendim ne do të ankimojnë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar avokati, Naser Raufi.
Gjatë luftimeve dy ditëshe në lagjen e Trimave në Kumanovë ishin vrarë tetë pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burgim të përjetshëm, 13 me 40 vjet burgim, derisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me 20 vjet burgim. Të akuzuarit tjerë janë dënuar me nga 18 vjet apo më pak vjet.
Pjesëtarët e grupit, gjatë procesit të gjatë gjyqësor kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm, duke theksuar se në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, kanë shkuar për t’ua tërhequr vërejtjen autoriteteve maqedonase, për siç kanë thënë, “mosrealizimin e drejtave të shqiptarëve” siç ishte paraparë në Marrëveshjen e Ohrit, transmeton rel, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026










