Lajme
Zvicra, edhe 9 milionë franga ndihmë Shqipërisë
Ndihma helvetike është konfirmuar gjatë vizitës që ministri shqiptar i Energjetikës, Damian Gjiknuri zhvilloi në Zvicër. Kjo ndihmë shkon kryesisht për projektin TAP
Qeveria e Zvicrës ka ndarë një shumë prej 9 milionë frangash për të mbështetur sektorin energjetik në Shqipëri gjatë periudhës 2014-2018. Prej kësaj shume, 6.6 milion franga do të shpenzohen për manaxhimin e projektit Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe për perspektivën e tregut të gazit në Shqipëri.
Kjo ndihmë helvetike është konfirmuar gjatë vizitës që ministri shqiptar i Energjetikës, Damian Gjiknuri zhvilloi në Zvicër. Ai qëndroi për një vizitë dy ditore në Bernë, me ftesë të homologes Doris Leuthard, ku takoi edhe përfaqësues të lartë të konsorciumit TAP.
Në takim ministri shqiptar, sipas TCH, kërkoi përfshirjen e sipërmarrjeve shqiptare në punimet e infrastrukturës civile në territorin e Shqipërisë, mundësinë e lidhjes së termocentralit të Vlorës me infrastrukturën e gazit, si dhe zyrtarizimin e një pike dalëse shtesë të gazit në territorin e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e TAP-it, thuhet se kanë vlerësuar progresin e procedurave në Shqipëri, si vendi i parë ku do të nisin punimet në pranverën e vitit që vjen, për të përfunduar në vitin 2019.
Po ashtu Ministri Gjiknuri zhvilloi takime dhe diskutime edhe me pёrfaqёsuesit e lartё tё kompanisё shtetërore tё prodhimit dhe shpёrndarjes sё energjisё zvicerane AXPO, si dhe bёri njё vizite pune nё Qendrёn e Menaxhimit tё transmetimit dhe tregtimit tё energjisё nё Evropë, tё kёsaj kompanie.
Ndryshe, Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë. Që nga viti 1992, Zvicra sipas ministrit Gjiknuri, si donatori i parë nё sektorin e energjisё nё Shqipёri, ka investuar në 22 projekte tё suksesshme.
Ndërsa disa ditë më parë Qeveria zvicerane konkretizoi marrëveshjen me autoritetet shqiptare duke premtuar një investim prej 11 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësve e kanalizimeve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













