Kosova
Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës
Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në numër të madh kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Rroksana Qarri, drejtoreshë e Zyrës për komunikim publik në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga viti në vit po shënon rritje numri i personave që kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës.
Arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, sipas saj, në të shumtën e rasteve ka të bëjë me atë se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, ndër to edhe Kosova.
“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 3519 persona. Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thotë Qarri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2009 deri në vitin 2018 mbi 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Mesatarisht në vit, nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.
Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












