Bota
Miliarderi i njohur: Njerëzit do të punojnë vetëm 12 orë në javë
Duke vepruar në këtë mënyrë, falë Inteligjencës Artificiale, në të ardhmen njerëzit do të punojnë maksimumi 12 orë në javë, ose ndryshe katër orë në tri ditë dhe më pas do t’i kushtojnë më shumë kohë kënaqësive të jetës
Në “World Artificial Intelligence Conference” që u zhvillua në Shangai më 29 gusht të këtij viti, Elon Musk dhe Jack Ma, respektivisht themeluesi i Tesla dhe Alibaba, u takuan në skenë për të diskutuar në lidhje me Inteligjencën Artificiale dhe të ardhmen e punës.
Diskutimi i nxehtë zgjati 45 minuta dhe gjatë tij doli në pah këndvështrimi shumë i ndryshëm mes tyre për tema që prekën jo vetëm punën dhe raportin njeri-robot, por edhe eksplorimin në hapësirë, Mars dhe rritjen e popullsisë.
Dy vizione thuajse krejt të kundërta, që në njëfarë mënyre përfaqësojnë dy hemisferat e trurit – hemisferën e majtë, e personifikuar nga Musk, drejt shkencës, dhe atë të djathtë, të Ma, më e prirë drejt anës emocionale, transmeton Monitor.
Sipas themeluesit të Tesla, falë Inteligjencës Artificiale, makinat do të jenë në gjendje (mbase janë që tani) të simulojnë tërësisht një veprim njerëzor, duke rrezikuar fundin e civilizimit. Ma, i cili më 10 shtator dha dorëheqjen nga kompania që e krijoi 20 vjet më parë, nuk pajtohet me këtë mendim. Ai argumenton se njerëzit do të jenë gjithnjë e më inteligjentë se kompjuterët, pasi truri i njeriut mbështetet te përvoja e jo tek njohuritë, siç ndodh me makinat. Kreativiteti është një element i domosdoshëm që njeriu të ruajë leadership-in e tij, thekson Ma, përcjell albinfo.ch.
Në dekadat e ardhshme – thotë sipërmarrësi kinez – qeveritë duhet të investojnë në reformën e sistemit arsimor deri sa të rinjtë të aftësohen për të gjetur një punë. Duke vepruar në këtë mënyrë, falë Inteligjencës Artificiale, në të ardhmen njerëzit do të punojnë maksimumi 12 orë në javë, ose ndryshe katër orë në tri ditë dhe më pas do t’i kushtojnë më shumë kohë kënaqësive të jetës.
Në skenën e WAIC në Shangai, Ma duket se e braktisi modelin “996” (12 orë në ditë, nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 9:00 të mbrëmjes, për gjashtë ditë në javë), të cilin e kishte mbështetur në prill të vitit të kaluar, duke marrë kritika të forta në Kinë dhe nga jashtë vendit.
Ndoshta, në fund të fundit, Elon Musk dhe Jack Ma, nuk kanë mendime kaq të largëta mes tyre: Të dy vizionarët janë të projektuar drejt një të ardhme, ku shumë punë, që sot kryhen nga njeriu, do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













