Lajme
Sivjet, 8.500 kosovarë kanë kërkuar azil
Nga të dhënat e deritashme të cilat janë llogaritur nga muaji janar e deri në shtator, janë mbi 8 mijë persona që kanë lënë Kosovën për të migruar në vendet e BE-së
Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Kosovë.
“Nga të dhënat që i kemi deri tani, sipas shteteve të ndryshme anëtare të BE-së, dhe duke u bazuar edhe në të dhënat e EUROSTAT-it, faktikisht shifrat deri në fund të shtatorit tregojnë se 8.500 persona kanë kërkuar azil në shtete të ndryshme”, tha Safedin Kuçi.
Kuçi tha se në vitin 2013, numri i personave nga Kosova që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ka shkuar rreth 21 mijë.
“Të dhënat tregojnë se numri ka qenë i rritur diku 104 për qind, numri i tyre ka shkuar në 20 mijë e 175”, ka shpjeguar Kuçi.
Në anën tjetër, Baki Kelani nga Policia e Kosovës thotë se në kuadër të këtyre rasteve që kanë të bëjnë me migrimet ilegale, ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore nga ana e policisë.
“Më qëllim të parandalimit të rasteve të tilla Policia e Kosovës është aktive me plane konkrete në parandalimin e rasteve të migrimit ilegal, kontrabandimit me emigrantë, e në veçanti të rasteve të fundit”, ka thënë Kelani në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, përmes postës elektronike.
Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, thonë se fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar si dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migracionit, është nevojë e menjëhershme.
Në zbatimin e legjislacionit dhe të politikave në fushën e migrimit, institucionet e Kosovës kanë zhvilluar forma të ndryshme të bashkëpunimit me organizata dhe iniciativa të veçanta ndërkombëtare dhe rajonale në fushën e migrimit.
Kosova gjithashtu ka vendosur bashkëpunim bilateral me shtete të veçanta.
Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësja kryesore për parandalimin dhe luftën e migracionit të parregullt nëpërmjet menaxhimit të integruar të kufijve, kontrollit të te huajve në procedurat e aplikimit për vizë për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Interesimi i të rinjve për të migruar në shtetet e ndryshme vazhdon të rritet. Arsyet pse ata duan ta lënë Kosovën, kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prishtinë thonë se janë në dijeni se kosovarët janë duke shprehur interesim të migrojnë, apo që kanë plane të përafërta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












