Shkurt.ch
Si pasojë e referendumit zviceran bie çmimi i arit
.
Çmimet e arit dhe të argjendit kanë shënuar rënie në berzat bankare pas vendimit të së dielës në referendumin zviceran që Banka Nacionale e Zvicrës nuk duhet të shtojë rezervat e arit.
Shumica e votuesve zviceranë në referendumin e së dielës e kanë hedhur poshtë propozimin që Banka Nacionale e Zvicrës të dyfishojë rezervat e arit nga 8 për qind në 20 për qind të rezervave të përgjithshme.
Nisma ishte kritikuar ashpër nga aktorët politikë dhe ekonomikë në Zvicër për shkak të faktit se një vendim pozitiv nga referendumi do të zvogëlonte aftësinë e udhëheqjes së politikës monetare.
Shumë tregtarë të arit kanë shpresuar në miratimin e kësaj iniciative për të zvogëluar humbjet e tyre.
Banka Nacionale e Zvicrës posedon 1040 tonë ari, ndërsa planifikonte blerjen edhe të 1500 tonë për 60 miliardë franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












