Shkurt.ch
Edhe ndihmat sociale do t`u nënshtrohen taksave
Shumica e djathtë, e cila e ka votuar këtë mocion ka argumentuar kështu: nevojitet që njerëzit të motivohen për të punuar
Në të ardhmen, tatimeve do t`u nënshtrohen jo vetë pagat e personave të punësuar por edhe ndihmat sociale, të ardhurat komplementare dhe të ardhurat tjera private ose publike. Kështu do të ndodhë në bazë të vendimit të marrë me shumicë nga deputetët e Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës.
27 veta votuan pro dhe vetëm 9 kundër mocionit që kërkonte taksimin e të gjitha të ardhurave të përmendura.
Shumica e djathtë, e cila e ka votuar këtë mocion ka argumentuar kështu: nevojitet që njerëzit të motivohen për të punuar. Kjo nënkupton që ata që marrin ndihma sociale ose të tjera, duhet ta ndjejnë diferencën në mes të të ardhurave nga puna dhe atyre sociale. Aktualisht, njerëzit e punësuar që kanë të ardhura të vogla ndodhë të kenë më pak të holla në dispozicion se sa ata që marrin ndihma sociale.
Nga ana tjetër, deputetët e majtë kanë kritikuar këtë mocion. Ata kanë thënë se nëse duhet vënë dorë diku, atëherë kjo duhet të behet te kapitali që nuk taksohet i të pasurve dhe jo te të varfrit, të cilët edhe ashtu nuk posedojnë asgjë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












