Shkurt.ch
Ticino dëshiron t’i mbyllë kufijtë vetëm natën
Nëpërmjet mocionit “Lega”, këshilltarja nacionale, Roberta Pantani, kërkon mbylljen e kufirit natën në Ticino për të parandaluar turistët kriminelë.
Në prezantimin vjetor të statistikave të policisë kantonale thuhet se në rajonet kufitare veprat kriminale ose stagnojnë, ose shënojnë rritje.
Të prekur veçanërisht janë Bazeli, Gjeneva dhe TicinoSipas statistikave policore, vjedhjet kanë shënuar rritje me rreth 30 për qind që nga 2010. Prandaj, këshilltarja nacionale, Roberta Pantani, ka kërkuar për të lejuar mbylljen e pikave kufitare gjatë natës në Ticino. Kjo do ta bënte më të vështirë kalimin e turistëve kriminelë.
Qeveria federale duhet të mbështesë kantonet në luftën kundër krimit ndërkufitar, pajtohet këshilltarja e PS-së, Anita Fetz.
Këshilli Federal duhet të marrë në shqyrtim mocionin me të cilin kërkohet që mbi 20 vendkalimet kufitare në Ticino të mbyllen për disa orë gjatë natës.
Por, mbyllja e kufijve mund të bie ndesh me Marrëveshjen e Shengenit. Kështu, udhëtarët në parim janë të lirë të kalojnë kufijtë e brendshëm të shteteve që janë pjesë e Marrëveshjes Shengen, thonë kundërshtarët e këtij mocioni.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












