E-Diaspora
URACult vjen qetë dhe “pa tupan patriotik”
Karakteri i mbrëmjes së parë të "URACult" dallonte nga organizimet tjera në diasporë. Qëllimi ishte tubimi i artdashësve në një mbrëmje pa ndonjë etiketë politike apo tupan patriotik
Shfaqja e parë e shoqatës „URACult“ në Köln u realizua me sukses. Projekti URA mblodhi një numër të konsiderueshëm dashamirësh kulture e arti në shtëpinë e kulturës „Mütze“ në Köln-Mühlheim. Kurreshtja ishte e madhe si ndër organizatorët po ashtu edhe ndër mysafirët. Karakteri i kësaj mbrëmje dallonte nga organizimet tjera në diasporë. Qëllimi ishte tubimi i artdashësve në një mbrëmje pa ndonjë etiketë politike apo tupan patriotik.
Mbrëmja filloi në orën 18 dhe mysafirët vizituan ekspozitën me veprat e Dashmir Izairit dhe Luran Osmanit. Luran Osmani kishte ardhur enkas nga Maqedonia për këtë mbrëmje dhe së bashku me kolegun e tij Dashmir Izairi ishin në disponim të vizitorëve me të cilët zhvilluan biseda interesante.
Ndër mysafirët e shumtë në këtë mbrëmje, ishin edhe Anduena Stephan, Ambasadore e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe njëkohësisht kryetare e shoqatës gjermano-shqiptare „IDEAL“, Eda Zari, Ambasadore e kulturës se Republikës së Shqipërisë, Mimoza Cika-Kelmendi, publiciste dhe gazetare e „Deutsche Welle“, Arta Ramadani, redaktore në televizionin gjerman ZDF/3sat etj.
Zonja Stephan përshëndeti këtë manifestim duke folur për rëndësinë e takimeve të tilla dhe bashkëpunimit të shoqatave shqiptare në Gjermani. „Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe koordinimi i aktiviteteve të klubeve dhe shoqatave shqiptare duhet të ketë prioritet“ foli Zonja Stephan per të vazhduar, „ Ideja e URACult- it është shumë e mirëpritur dhe interesante. Ju uroj që edhe në të ardhmen të keni shumë mbrëmje si kjo sonte“.
Pas fjalimeve përshëndetëse nga moderatorët u zhvillua një bisedë me artistët Osmani dhe Izairi. Ata folën për inspirimet, punën dhe planet e projektet e tyre të ardhshme pa e fshehur kënaqësinë dhe nderin që kishin të jenë mysafirë të projektit të parë te URACult-it.
Skena pastaj i takoi këngëtarit nga Prishtina Faton Lahajt që jeton dhe krijon në Köln i cili me rokun e tij melankolik ofroi performancë që u prit mirë. Lahaj mbeti në skenë edhe kur e prezantua mysafiri i radhës, poeti prizrenas Ndriçim Ademaj i cili kishte ardhur nga Kosova enkas për këtë mbrëmje. Nën tingujt e kitarës së Faton Lahajt, poeti i talentuar lexoi nga vëllimet e tij poetike „Kërkoj diellin“ dhe „Dera“. Ademaj impresionoi publikun e pranishëm i cili e falënderoi me një duartrokitje të gjatë.
Nga bisedat me mysafirët kuptuam se shumë prej tyre ishin jashtëzakonisht të befasuar me formatin e mbrëmjes. “Na kanë munguar mbrëmje si kjo sonte” flisnin mysafirët të ardhur jo vetëm nga Kölni dhe rrethina por edhe nga pjesë tjera të Gjermanisë. “Kam udhëtuar mbi 600 Km për të qenë këtu dhe mund t‘ them se ja ka vle çdo kilometër rrugë“ flet Liridon Hoxha, një student nga Konstanza e Gjermanisë jugore.
Edhe Ambasadorja e kulturës sonë, Eda Zari gjeti fjalë të mira për këtë manifestim e cila përgëzoi organizatorin për idenë dhe realizimin e suksesshëm. „Më pëlqen pa masë që shoqata juaj ofron një mbrëmje të tillë në këtë shtëpi kulture në Köln si vendtakim për shumë njerëz interesant, si artistët ashtu edhe mysafirët”.
Diaspora band përmbylli mbrëmjen me 14 këngë te zgjedhura të grupeve dhe këngëtarëve të ndryshëm shqiptarë. Me hitet e TNT-së, Elita5 etj, bendi u kujdes për një atmosferë të mirë dhe i dha mbrëmjes edhe në aspektin muzikor një ngjyrë të veantë.
Për një premierë të suksesshme fliste edhe themeluesi i URACult-it Bashkim Meholli. “Kam besuar në suksesin e këtij projekti dhe sonte u shpagua puna dhe mundi si për themelimin e shoqatës ashtu edhe për organizimin e mbrëmjes“ flet kryetari I URACult-it i cili pranoi përgëzime të shumta për këtë event. “Mbrëmja sonte le të jetë fillim i një aktiviteti të gjatë të shoqatës sonë. Shpresojmë të shtojmë numrin e anëtarëve të cilët me idetë e tyre do ta pasurojnë URACult-in dhe ndihmojnë realizimin e projekteve të reja” përfundon kryetari i URACult-it Meholli cili pas kësaj mbrëmje udhëtoi për Kosovë me iniciativë bisedimi me artistë potencial për projektin e ri që synohet të realizohet në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ali Salihu
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












