Futboll
Shaqiri do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit
Ylli shqiptar ka komentuar mungesën e tij për muajin shtator dhe ka folur për të ardhmen
Muajin e kaluar, Xherdan Shaqiri nuk pranoi të grumbullohet te Zvicra me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet te Liverpooli.
Mediat zvicerane kanë raportuar se ai nuk ka marrëdhënie të mira me Vladimir Petkoviq, derisa e dëshiron shiritin e kapitenit, që tani e mban Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Por, së fundi u raportua se Shaqiri ka pranuar të luajë në ndeshjet e muajit tetor.
“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja Kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar tek klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e Kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri në deklaratën e publikuar nga Federata e Zvicrës.
Por, ai do të mungojë në ndeshjet e tetorit për shkak të lëndimit.
Shaqirin e kanë takuar edhe drejtuesit e Federatës Zvicerane. Menaxheri i Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë se, Shaqiri është pjesë e rëndësishme e ekipit dhe janë të lumtur që mund të mbështeten tek ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë Ky është përfundimi i një vendimi nga Gjykata Federale Zvicerane, e cila ka sqaruar se si... -
Macron bëhet ikonë e modës në Davos -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike













