E-Diaspora
Ekspozita BESA, edhe për trupin diplomatik në Bernë
Në pritje kanë marrë pjesë diplomatë nga Holanda, Suedia, Norvegjia, Turqia, Gjeorgjia, Franca, Belgjika si dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane dhe të Departamentit Federal për Punë të Jashtme
Më 11 dhjetor 2014, nga ambasadorët e Izraelit, Shqipërisë dhe Kosovës është organizuar një pritje për trupin diplomatik në Zvicër në kuadër të ekspozitës “Besa”. Kjo ekspozitë ë bën fjalë për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore është projekt i mbështetur nga dhe i përkrahur nga memoriali Yad Vashem. Pritja e diplomatëve është bërë bashkërisht nga Ambasadori Malaj dhe Ambasadori Caspi i Izraelit (për arsye shëndetësore mungonte Ambasadori shqiptar Ilir Gjoni).
Në këtë ekspozitë, kanë marrë pjesë diplomatë nga vende si Holanda, Suedia, Norvegjia, Turqia, Gjeorgjia, Franca, Belgjika si dhe shumë përfaqësues të institucioneve zvicerane dhe të Departamentit Federal për Punë të Jashtme.
Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit Zviceran për punë të Jashtme, z. Benno Bättig, ka mbajtur një fjalë rasti gjatë së cilës ka lavdëruar këtë ekspozitë “e cila përshkruan më shumë komunitetin shqiptar në përgjithësi”, duke theksuar që “i vetmi vend në Evropë ku kishte më shumë hebrenj në vitin 1945 se sa në vitin 1939 ishin trojet shqiptare”. Ai ka shtuar po ashtu që është një shembull i mirë se si një popull ka rrezikuar vetveten për t’i ardhur në ndihmë një populli tjetër i cili ishte i rrezikuar.
Para të pranishmëve, është mbajtur edhe një fjalë nga një dëshmitare e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, nga znj. Lamija Jaha, familja e së cilës kishte strehuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Babai i saj është nderuar me titullin “Righteous among the Nations” (Të drejtët në mesin e popujve).
Ekspozita Besa është prezantuar nga Esther Hörnliman, atashe kulturore në Ambasadën Izraelite dhe Sandra Hoffmann, koordinatore e projektit “Besa”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













